ÇAPALIKU Stefan

Stefan CAPALIKU hè natu in Shkodra in u 1965. Hà fattu studii di linguistic a albanese è po di literatura sinu à u 1988. In u 1989 porta ricerche nantu à l’artisgianatu pupulare à u Museu è pè a Mostra Naziunale di cultura pupulare.Dopu prufessore d’estetica, di critica literaria à a Facultà di e Scenze Suciale "Gurakuqi Luigi" di l’Università di Shkodra. Da u 1998à u 2005 hè statu direttore di i sports di a Writing Culture è di a cultura, è rispunsevule di a cumunicazione, di l’edizione e bibbiuteche è l’archivii.In u 1988 diventa prufessore d’estetica è di teuria di l’arte dramatica à l’Accademia di l’Arte in Tirana.
Hà publicatu tanti studii, puesia è prose da 1990 à oghje.

**


Stefan Çapaliku ka lindur në qyetin e Shkodrës më 10 mars 1965. Shkollën e 8-vjeçare dhe atë të mesme e kreu në qytetin e lindjes, ndërsa studimet e larta i kreu në Tiranë në Fakultetin e Filologjisë në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në vitin 1988. Emërohet në punë në janar të vitit 1989 si kërkues shkencor në fushën e studimit të artizanatit popullor pranë Muzeut të Shkodrës si dhe Ekspozitës Kombëtare të Kulturës Popullore të këtij qyteti. Nga shtatori 1990 deri në shtator 1998, ka punuar si profesor i estetikës, teorisë së letërsisë dhe kritikës letrare në Departamentin e letërsisë pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Shkodrës, duke qenë gjithashtu drejtor i Departamentit të Letërsisë. Në vitin 1996 fiton titullin doktor në shkencat filologjike. Në periudhën tetor 1998 shkurt 2005 ka punuar pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si Drejtor i Drejtorisë së Kulturës së Shkruar dhe Komunikimit dhe njëkohësisht me përgjëgjësinë e hartimit të politikave kulturore në fushën e botimeve, bibliotekave dhe arkivave. Në vitin 1998 emërohet profesor titullar i estetikës dhe teorisë së dramës në Akademinë Arteve në Tiranë, si dhe pedagog i jashtëm i estetikës dhe teorisë dramës pranë Fakultetit të Artit Skenik. Ka kryer një varg specializimesh në fushën e komunikimit artistik, teorisë së komunikimit, politikave editoriale, historisë së artit në shumë universitete dhe qendra kërkimore dhe shkencore evropiane dhe amerikane. Në vitin 2005 emërohet kërkues shkencor dhe njëkohësisht studiues i historisë së institucioneve dhe marrëdhënieve mes arteve pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë. Ka botuar krijimtari letrare: Asgjë më shumë se kaq s’ka ndodhë, (Poezi), 1993, Kohë e ndalun, (Poezi), 1994, Kronikë në lindje, (Roman), 1996, Fjalë për fjalë, (Poezi dhe prozë), 2000, Tregime për Anën, (Tregime), 2002, Pesë drama dhe një korn anglez, 2003, ku përfshihen dramat: Tri këngë dashurie, Ftesë për darkë, Kulla e Babelit, Utopos, Këpucët Allegretto Albania dhe drama të tjera, 2006, vëllim në të cilin përfshihen shtatë drama: Allegretto Albania, Putargat e thata, Minuta e fundit, Një ëngjëll në katin e njëmbëdhjetë, Ballkan expres, I’m from Albania, Mbaje derën hapur, Pese komedi te pergjakshme. Enti Poligrafik "Fishta". Ku përfshihen pesë komedi: 20 vjet, 2 javë dhe 2 ditë, XXL TV, Shën Gjon Kryepremi, Një histori humbësish dhe Birrë, gozhdë dhe sapun. Si dhe studimet: Fishta satirik, 1995, Prijës për gjeografinë dhe sociologjinë e letërsisë shqiptare, 1997, Letërsia e interpretuar, 1998, Estetika moderne, 2004, I vetëm në Europë dhe shkrime të tjera për kulturën, 2006. Libri i vogel i dramatikes, 2011

 

 

http://www.youtube.com/watch?v=usVJD-vTOB8